Daçiq thotë se Kosovës do t'i refuzohet për anëtarësim në UNESCO

  • 01 August 2015 - 11:29
Daçiq thotë se Kosovës do t'i refuzohet për anëtarësim në UNESCO

Ministri serb i punëve të jashtme , Ivica Daçiq, tha se beson shumë që disa nga vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk do të votojnë në favor të Prishtinës për pranim në UNESCO, derisa është i sigurt se vende që veç nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës do të jenë kategorish kundër, edhe kësaj here, në votim.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk është e thënë që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën do të votojnë “pro” anëtarësimit të saj në UNESCO, shkruan Tanjug.

Daçiq thotë se është i sigurt që Organizata e Kombeve të Bashkuara do ta refuzojë kërkesën e Prishtinës.

“Fakti që disa vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk do të thotë se do marrin vendim pozitiv për çështjen e UNESCO-s”.

“Kombet e Bashkuara me siguri do ta refuzojë kërkesën e Prishtinës, sepse ajo është ligjërisht e pabazë dhe Rezoluta 1244 flet krejt ndryshe”, deklaroi Daçiq, transmeton Klan K.

Ministri serb tha se beson shumë që disa nga vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk do të votojnë në favor të Prishtinës për pranim në UNESCO, derisa është i sigurt se vende që veç nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës do të jenë kategorish kundër, edhe kësaj here, në votim.

Daçiq ka folur edhe për lajmin se Rusia në raste të veçanta do të njohë pasaportën e Kosovës.

Ai ka mohuar se shteti rus ka ndryshuar qëndrim në raport me dokumentet e Kosovës.