Tanaskoviq: Nëse pranohet në UNESCO, Kosova zotëruese e të gjithave

  • 01 August 2015 - 12:33
Tanaskoviq: Nëse pranohet në UNESCO, Kosova zotëruese e të gjithave

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka thënë se nëse Kosova hynë në UNESCO, atëherë automatikisht do të bëhet zotëruese e të gjithë monumenteve kulturore brenda territorit të saj.

Ai ka thënë se “trashëgimia kulturore serbe do të gjendet në një situatë shumë të pafavorshme”, transmeton Klan K.

Ambasadori serb shpjegoi se nëse Kosova bëhet anëtare në UNESCO atëherë monumentet serbe do të mbesin nën patronatin e Kosovës, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.