Aksion antidrogë nga veriu në jug, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë kanabi

  • 01 August 2015 - 17:25
Aksion antidrogë nga veriu në jug, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë kanabi

Aksionet për asgjësimin e parcelave me drogë kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Policia informoi për aksione të kryera në Shkodër, Kurbin, Kolonjë, Gjirokastër, Vlorë dhe Delvinë, ku është bërë i mundur asgjësimi i mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa.

Shkodër

Nga puna e shërbimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku u gjetën dhe u asgjësuan: Në fshatin Gegaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 5 parcela me 272 rrënjë bimë narkotike te dyshuara si kanabis sativa; në fshatin Kroni i Madh, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 6 parcela me 294 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa; në fshatin Barcoll, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 5 parcela me 676 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Kurbin

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë , për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike si dhe për evidentimin dhe shkatërrimin e paracelave të kultivuara me bimë narkotike”, me datës 31.07.2015, efektivat e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim. Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Selitë, Kurbin, në vendin e quajtur Shpati i Malit, u gjetën dy parcela, ku ishin të kultivuara 700 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimit të bimëve narkotike”, neni 284 i Kodit Penal, transmeton Shekulli

Kolonjë

Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, si edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm , në pyllin e fshatit Mbreshtan, Dermar (Kolonjë) ku kanë konstatuar: Dy parcela të kultivuara, me bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva. Në parcelën e parë u konstatuan : 1750 rrënjë të lartësisë që variojnë nga 20-70 cm, ndërsa në parcelën e dytë 900 kubike të cilat kishin nga një fidan me tre gjethe, me lartësi rreth 3 cm të përgatitura për mbjellje. Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.

Vlorë

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar një parcelë me 552-rrënjë bimë narkotike Canabis sattiva në fshatin Kallarat. Bimët narkotike u zbuluan në mesin e pyllit të këtij fshati, në vendin e quajtur "Brodan", ku u gjetën të mbjella këto rrënjë kanabis, në një parcelë të hapur posaçërisht té hapur posaçërisht për mbjelljen e tyre, me lartësi që varionin nga 30 cm deri në 180 cm, të cilat u asgjësuan me djegie. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.

Gjirokastër

Në dy operacione në Gjirokastër, policia ka asgjësuar 1118 bimë rrënjë kanabis. Mbi fshatin Kolonjë në vendin e quajtur “Gropat”, nga efektivat e Komisariatit te Policisë Gjirokastër u gjetën të kultivuara në parcela te hapura rishtas 945 bimë narkotike të llojit kanabis sativa të cilat varionin nga 30 deri në 70 centimetra të larta. Ndërsa në një operacion në shtratin e Lumit “Drino”, afër fshatit “Arshi Lengo”, u gjetën të kultivuara 173 bimë narkotike të llojit kannabis sativa. Bimet narkotike në të dyja rastet u asgjësuan nga grupi hetimor me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Delvinë

Sot janë asgjësuar nga policia 3 parcela me 4496 bime narkotike në Malin e Pigadhes në vendin e quajtur Mesovun. Gjatësia e bimës arrin 80 deri 110 cm. Po punohet për identifikimin e autorëve.