Ja çfarë iu ndodh te ky restorant nëse nuk mbaroni ushqimin

  • 02 August 2015 - 18:17
Ja çfarë iu ndodh te ky restorant nëse nuk mbaroni ushqimin

Një restorant në Japoni ka filluar t’i dënojë me gjobë musafirët, të cilët nuk e ngrënë gjithë ushqimin për të cilin kanë paguar.

“Mbetjet në piatë janë të dënueshme’ thotë menaxheri i resoranit japonez Hachikyo.

Restorani është mjaftë ekskluziv dhe çmimet janë mjaft të shtrenjta. Ai njihet si njëri nga restoranet më ekskluzive të ushqimeve prej peshku.

Sipas pronarëve të restoranit ‘mjetet e mbledhura nga gjoba, i jepen në formë donacioni peshkatarëve, falë punës së të cilëve mundësohet ushqimi i shijshëm dhe cilësor në restoranin Hachikyo.

Si ka raportuar RocketNews24, pronari i restoranit ka edhe ‘vese’ tjera. Ai dërgon në baza të rregullta stafin e tij që të peshkojnë sepse është i bindur së kësisoj ‘do të çmojnë më shumë punën e peshkatarëve’