Zgjohet nga koma duke i mbajtur në mend detajet e incidentit

  • 02 August 2015 - 20:22
Zgjohet nga koma duke i mbajtur në mend detajet e incidentit

Një viktimë e një djegie të shkallës së lartë është zgjuar nga koma e detyruar me kujtesë të plotë të incidentit, që e kishte lënë me djegie të tmerrshme, në 45 për qind të trupit të tij.

Caleb Gundy, 8-vjeçar, ka qenë në një pronë në Kuinsllëndin jugor të Australisë më 7 qershor kur  rrobat e tij kishin marrë flakë, pasi i ishte afruar shumë një zjarri. Ai ishte djegur aq shumë saqë ishte detyruar të transportohej për në spital me helikopter, në gjendje kritike për jetë, transmeton Kosova Sot.

Caleb was airlifted to hospital after suffering horrific burns to nearly half his body on June 7

Edhe prindërit pësuan djegie

Nëna e tij, Jodie Silver, ka qenë e pranishme në momentin kur Caleb-i i kishte hapur sytë.

 “Momenti kur ai është ngritur nga koma ka qenë një moment i papërshkrueshëm për mua. Jam çliruar kur e kam parë djalin tim tek zgjohet, ka thënë ajo. “Ai ka pasur marramendje, mirëpo na njihte të gjithëve”.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Allan Gundy, gjithashtu kanë pësuar djegie, më të lehta, kryesisht në duar, teksa janë përpjekur ta shpëtojnë të birin e tyre gjatë incidentit. Megjithatë, ajo që i ka habitur të gjithë, përfshirë edhe stafin mjekësor, ka qenë fakti që Caleb-i e ka mbajtur në mend ngjarjen krejtësisht.

“Unë, në fakt, e pata lënë atë që ta fillonte atë bisedë. Pasi që pati filluar të fliste e pata kuptuar që ai ishte në dijeni të asaj ngjarje. Ai madje flet edhe për detajet më të vogla”, ka shtuar e ëma e tij.

Caleb and his mother were both airlifted the Lady Cilento Children's Hospital in Brisbane on June 7

Fëmija tani ka filluar rikuperimin

Caleb-i tani u është nënshtruar hapave të parë të rikuperimit, ku, me ndihmën e një fizioterapeuti, do të mësohet që t’i bëjë gjërat elementare, si ulja dhe ecja.

Zotëri Gundy ka thënë që në momentin e parë kur mollëzat e djaloshit të tij kanë filluar të lëvizin, ai e ka ditur që ai dhe familja e tij e kanë fuqinë për të kaluar nëpër katër muajt e gjatë të terapisë.

“Është më të vërtetë një çlirim i madh ta shohësh djalin që i është kthyer normales”, ka thënë ai. “Ai po flet e po buzëqesh, gjë kjo që është një gjë shumë e mirë për ne, që na ka motivuar tej mase për periudhën e rikuperimit”. 

(Kosova Sot)