Vetura godet qytetarin në qendër të Malishevës, qytetarët nuk e ndihmojnë por e filmojnë të shtrirë në rrugë! (Video) - Lajme - Kosova Sot
Vetura godet qytetarin në qendër të Malishevës, qytetarët nuk e ndihmojnë por e filmojnë të shtrirë në rrugë! (Video)

Vetura godet qytetarin në qendër të Malishevës, qytetarët nuk e ndihmojnë por e filmojnë të shtrirë në rrugë! (Video)

Në orët e pasditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë me ç’rast makina e tipit Golf ka goditur kalimtarin e rastit i cili ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas dëshmitarëve okular, qytetari i aksidentuar është nga fshati Drenoc.

Ajo që bie në sy është mosreagimi i qytetarëve për ta ndihmuar të lënduarin i cili ka qëndruar aty për disa minuta pa marrë ndihmën e nevojshme derisa ka arritur ambulanca.

Aksidentet e tilla në rrethin e qytezës së Malishevës janë të shpeshta.


(Kosova Sot)

19 orë e 36 minuta më parë
22/10/18