Festë pas hekurave të burgut, grupi i shokëve zgjedh mënyrën më të bukur për të pritur 2018-n

  • 01 January 2018 - 18:57
Festë pas hekurave të burgut, grupi i shokëve zgjedh mënyrën më të bukur për të pritur 2018-n

Nën tingujt e muzikës labe të dënuarit në burgun e Peqinit kaluan festën e vitit të ri, por ashtu siç do ditë tjetër të shënuar ose jo, si mundësia e vetme e argëtimit këtu.

Laerti, Irfani, Aleksi, Petriti, Selmani e Jonuzi, janë të gjithë nga Vlora e Tepelena, të dënuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa rastësia I bashkoi për të krijuar Grupi Polifornik të burgut.

E teksa pranojnë fajet e kryera në të kaluarën dhe shpresojnë që koha të kalojë më shpejt e familjet të jenë mirë, ata tashmë dëshirojnë të zgjerojnë aktivitetit e grupit dhe të japin koncerte edhe në institucione të tjera të vuajtjes së dënimit si një mundësi e mirë për të krijuar një atmosferë sado të këndshme në këto ambiente.

(Kosova Sot)