Qindra vetë kanë protestuar kundër vrasjes së avokates - Lajme - Kosova Sot
Qindra vetė kanė protestuar kundėr vrasjes sė avokates

Qindra vetė kanė protestuar kundėr vrasjes sė avokates

Qindra njerëz janë tubuar në kryeqytetin Kiev në Ukrainë duke kërkuar hetime gjithpërfshirëse lidhur me vrasjen e avokates, Iryna Nozdrovska, dhe kanë kërkuar dorëhqjen e ministrit të brendshëm, Arsen Avakov.

Protestuesit sot janë mbledhur para ndërtesës së policisë rajonale në Kiev, një ditë pasi ishte gjetur trupi i pajetë i avokates, e cila ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor, pasi ishte angazhuar që një person i dënuar për shkaktim të vrasjes së motrës së saj, të mos arrinte të lirohej nga burgu.

Një shef i policisë rajonale në Kiev është takuar me protestuesit dhe u tha atyre se është krijuar ekipi special i ekspertëve për hetimin e vrasjes së avokates Nozdrovska.

(Kosova Sot)

12 orë e 52 minuta më parë
24/01/18