DHJETË NJERËZ QË JETUAN MË SHUMË SE 110 VJET - Lajme - Kosova Sot
DHJETĖ NJERĖZ QĖ JETUAN MĖ SHUMĖ SE 110 VJET

DHJETĖ NJERĖZ QĖ JETUAN MĖ SHUMĖ SE 110 VJET

Jeanne Calment jetoi më së gjati (122 vjet, 164 ditë) Edhe pse, në aspektin global, jetëgjatësia mesatare për burrat është 68, e për gratë 72 vjet, gjithmonë ka pasur njerëz që kanë bërë një jetë më të gjatë .

Image

10. ELIZABETH BOLDEN (116 VJET, 118 DITË)

Elizabeth Bolden lindi në Somervill, Tenesi, në vitin 1890. Ishte martuar në vitin 1908 dhe kishte lindur tre djem e katër vajza. Kur ajo vdiq, në vitin 2006, vetëm dy vajza të saj ishin ende gjallë. Kur festoi 116 vjet, Elizabeth kishte 40 nipa e mbesa, 75 stërnipa dhe stërmbesa, 150 stër-stërnipa dhe stër-stërmbesa dhe 75 fëmijë të këtyre të fundit. Ajo ishte duke qëndruar në një azil pleqsh në Memfis dhe nuk mund të fliste. Kur u shpall personi më i moshuar në botë, ajo rrallë shihej në publik. Kur një gazetar e pyeti rreth sekretit të jetëgjatësisë së saj, Elizabeth u përgjigj: "Nuk e di"! 

Image

9. GERTRUDE WEAVER (116 VJET, 276 DITË)

Gertrude Weaver lindi në Qarkun Lafajet, të Arkanzasit, në vitin 1898. U martua në vitin 1915 dhe bëri katër fëmijë. Kur festoi ditëlindjen e 116-të, vetëm një fëmijë i saj ishte i gjallë. Kur kishte 104 vjet, ajo ishte zhvendosur në Qendrën rehabilituese "Silver Oaks" në Kamden të Arkanzasit, pasi që kishte thyer një asht. Pasi që mbushi 115 vjet, shëndeti i saj filloi që të përkeqësohej, megjithatë Gertrude nuk pushonte së marri pjesë në aktivitetet e azilit. Për dallim nga moshatarët e saj, Gertrude nuk kishte probleme kronike shëndetë- sore. Flinte mirë dhe nuk pinte as duhan, e as alkool. Në lidhje me sekretin e jetëgjatësisë së saj, ajo përmendi tre faktorë: "Besimin në Zot, punën e vazhdueshme dhe dashurinë ndaj të gjithëve". 

Image

8. MARÍA CAPOVILLA (116 VJET, 347 DITË)

María Capovilla kishte lindur në Guayaquil, Ekuador, në vitin 1889. Si e bija e një koloneli, ajo jetonte në elitën e shoqërisë. Ishte martuar me një oficer ushtrie në vitin 1917 dhe ata bënë pesë fëmijë, ku tre prej tyre ende ishin gjallë në vitin 2006, kur Maria ndërroi jetë. Ajo kishte edhe 12 nipa e mbesa, 20 stërnipa e stërmbesa dhe dy fëmijë të këtyre të fundit. María shikonte TV-në, lexonte gazetat dhe shëtiste pa pasur nevojë për shkop. Por, dy vjet para se të vdiste, nuk mund të dilte nga shtëpia, prandaj aty kishte shkuar që të jetonte vajza e saj e madhe dhe burri i saj, pra dhëndri i plakës. Shëndeti i saj vazhdonte që të përkeqësohej, por deri një javë para se të vdiste, Maria ishte në gjendje që të rrinte ulur dhe të ushqehej. 

Image

7. MISAO OKAWA (117 VJET, 27 DITË)

Misao Okawa lindi në Osaka të Japonisë, në vitin 1898. Ishte martuar në vitin 1919 dhe lindi dy vajza e një djalë. Kur vdiq, atë e mbijetuan djali dhe njëra vajzë. Misao kishte katër nipa e mbesa dhe gjashtë stërnipa e stërmbesa. Misao ishte në gjendje që të ecte derisa mbushi 110 vjet, e më pas filloi që ta përdorte një karrocë me rrota, të cilën mund ta përdorte pa ndihmën e ndokujt. Sipas saj, sushi dhe gjumi i mirë ishin arsyet që mundësuan jetëgjatësinë e saj. Kur kishte mbushur 117 vjet, ajo kishte thënë se jeta e deriatëhershme i dukej e shkurtër. Vdiq nga zemra në vitin 2015.

Image

6. NABI TAJIMA (117 VJET, ËSHTË ENDE GJALLË)

Nabi Tajima lindi në fshatin Van në Kagoshima të Japonisë, në vitin 1900. Me burrin e saj lindi nëntë fëmijë. Edhe burri i saj jetoi gjatë, vdiq në moshën 95 vjeçare. Në shtator të vitit 2011, Nabi kishte 28 nipa e mbesa, 56 stërnipa e stërmbesa dhe 35 fëmijë të tyre. Në shtator të vitit 2017, ajo kishte rreth160 pasardhës. Kryesisht hante supa dhe sushi me oriz. Është personi më i vjetër në botë dhe personi i vetëm, i gjallë, që ka lindur në shekullin XIX. Që nga viti 2002, ajo është duke qëndruar në azilin e pleqve në Kikai, Kagoshima. 

Image

5. EMMA MORANO (117 VJET, 137 DITË)

Emma Morano lindi në Çiviasko, Vercelli, në Piemonte të Italisë, në vitin 1899. Emma u martua në vitin 1926 dhe, në vitin 1937, lindi një fëmijë, i cili jetoi vetëm gjashtë muaj. Ajo nuk kishte një martesë të lumtur, kështu që Emma e përzuri burrin nga shtëpia. Ajo punoi në një fabrikë të tjerrjes deri në vitin 1954, e më pas, derisa u pensionua, punoi në një kuzhinë shkolle në Verbania të Italisë. Ajo kishte edhe familjarë të tjerë që kishin jetuar gjatë. Nëna e saj, një teze dhe disa prej vëllezërve dhe motrave të saj arritën moshën 90 vjeçe. Njëra motër e saj vdiq në vitin 102. Kur e pyetën rreth sekretit të jetëgjatë- sisë, Emma përmendi konsumimin e vezëve të papjekura, ëmbëlsirave dhe jetën pa burrë. 

Image

4. VIOLET BROWN (117 VJET, 189 DITË)

Violet Brown lindi në Duanvale, Kolumbia britanike (Xhamajka), në vitin 1900. Pasi që u martua, lindi gjashtë fëmijë, ku katër prej tyre ishin ende gjallë kur ajo vdiq, në shtatorin e këtij viti. Në një intervistë, Violet kishte thënë se ishte më e shëndetshme sesa fëmijët e saj dhe se nuk kishte asnjë sekret, sa i përket jetëgjatësisë. Ajo tha se hante gjithçka, me përjashtim të derrit dhe pulës. Po ashtu, ajo tha se nuk pinte rum. Ishte xhamajkania më e vjetër, që ishte konfirmuar ndonjëherë. 

Image

3. MARIE-LOUISE MEILLEUR (117 VJET, 230 DITË)

Marie-Louise Meilleur lindi në Kamouraska, Kuebek, në vitin 1880. Për herë të parë u martua në vitin 1900. Pasi që i vdiqën prindërit dhe burri, ajo la dy nga katër fëmijët e saj dhe u zhvendos në kufirin me Ontarion. U martua përsëri në vitin 1915 dhe lindi edhe gjashtë fëmijë të tjerë. Pasi i vdiq burri i dytë, në vitin 1972, ajo filloi të jetonte me të bijën, e më pas u vendos në azil. Marie-Louise vazhdonte që të pinte duhan deri në moshën 90 vjeçe. Përpos 12 fëmijëve të saj (ku katër prej tyre e pritën vdekjen e saj), ajo kishte edhe 85 nipa e mbesa, 80 stërnipa e stërmbesa, 57 fëmijë të këtyre të fundit dhe 4 fëmijë të... këtyre të fundit. Kur vdiq në vitin 1998, njëri prej djemve të saj gjendej në azilin e njëjtë me të dhe vajza e saj më e madhe kishte 90 vjet. Marie-Louise është kanadezja që ka jetuar më së shumti deri më tani. 

Image

2. SARAH KNAUSS (119 VJET, 97 DITË)

Sarah lindi në Pensilvani, në vitin 1880. U martua në vitin 1901 dhe, në vitin 1903, lindi fëmijën e saj të vetëm, vajzë. Përpos që ishte zonjë shtëpie, Sarah po ashtu punonte si menaxhere në një kompani sigurimesh. Sarah përjetoi shtatë luftëra ku mori pjesë SHBA-ja, si dhe administratat e 23 presidentëve, duke filluar nga Rutherford B. Hayes, e deri te Bill Clinton. Sekreti i jetëgjatësisë së saj, sipas saj, ishte fakti që kurrë nuk kishte lejuar ngjarjet ta shqetësonin tej mase. Në vitin 1998 u bë personi më i vjetër në botë. Vdiq në vitin 1999 në një shtëpi pensionistësh në Pensilvani. 

Image

1. JEANNE CALMENT (122 VJET, 164 DITË)

Jeanne Calment lindi në Arles, Bouchesdu-Rhone, Francë e Jugut, në vitin 1875. Jeanne u martua në vitin 1896 dhe lindi vetëm një fëmijë, vajzë. Jeanne kurrë nuk kishte pasur ndonjë sëmundje kronike dhe kishte vazhduar ta ngiste biçikletën deri në moshën 100- vjeçare. Edhe disa të afërm të saj patën një jetë të gjatë. Jetoi e vetme nga mosha 88 vjeçe, deri pak para ditëlindjes së saj të 110-të, kur u vendos në një azil pleqsh. Çdo ditë hante sallatë pemësh, të përbërë nga bananet dhe lëngu i portokallit. Pinte një cigare pas dreke dhe një para se të binte në gjumë. Jeanne vdiq në vitin 1997 nga shkaqe të paspecifikuara. Është personi i verifikuar me jetëgjatësinë më të madhe ndonjëherë.  

(Kosova Sot)

 

5 orë e 9 minuta më parë
20/01/18
aaaaaaaa