Izraeliti i arrestuar në Qipro për trafikim organesh në Kosovë do të ekstradohet në Rusi? - Lajme - Kosova Sot
Izraeliti i arrestuar në Qipro për trafikim organesh në Kosovë do të ekstradohet në Rusi?

Izraeliti i arrestuar në Qipro për trafikim organesh në Kosovë do të ekstradohet në Rusi?

Moshe Harel, i dyshuar për trafikim organesh në Kosovë i cili u arrestua ditë më parë në Qipro, sipas mediave qipriote nuk do të ekstradohet në Kosovë, mirëpo ekstradimi i tij do të ndodhë në shtetin e Rusisë.

Ai ka qenë i kërkuar që një kohë të gjatë nga autoritet e Kosovës, madje ishte edhe në listën e Interpolit.

Mjeku 68 vjeçarë, Moshe Harel, që ka lindur në Turqi, por me kombësi izraelite, dyshohet për trafikim të organeve në Kosovë, ndërsa që ka më shumë se 7 vite që është në kërkim nga autoritetet e sigurisë.

Mirëpo, sipas raportimeve të fundit ekstradimi I tij për në Kosovë do të pamundësohet për shkak që për personin në fjalë ishin lëshuar dy fletëarreste, njëri nga Rusia gjatë vitit të kaluar, dhe njëri nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve pas kërkesës nga Kosova, transmeton lajmi.net.

Gjykata pritet të vendosë rreth ekstradimit të tij për në Rusi më datën 5 shkurt.

Harel, ishte arrestuar edhe në vitin 2012 nga autoritetet Izraelite, mirëpo nuk ishte ekstraduar në Kosovë për shkak se Izraeli dhe Kosova nuk kishin marrëdhënie diplomatike.

(Kosova Sot)

18 orë e 50 minuta më parë
16/11/18