Nokaj: Liderët na lanë në geto! - Lajme - Kosova Sot
Nokaj: Liderët na lanë në geto!

Nokaj: Liderët na lanë në geto!

Analisti Ardian Nokaj,për gazetën "Kosova Sot", tha se pohimet e Mero Bazes po tregojnë se kush komandon pushtetarët në Kosovë dhe në Shqipëri dhe se ata janë korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe për fatin tonë të keq po të njëjtët liderë politikë të Kosovës edhe po kanë guximin që të fusin Kosovën në geto të Bashkimit Evropian, duke futur Kosovën në një rrugë pa krye dhe duke rrezikuar që atë ta kthejnë në një provincë të Serbisë, dhe pa asnjë fije turpi duke rrezikuar drejt zhbërjes si shtet i pavarur, me përpjekjen për të refuzuar Gjykatën Speciale, edhe pse po i kërcënojnë pesë shtete kryesore të Perëndimit. "Vërtet është për t'u çuditur se si liderët tanë nuk po kanë guxim të refuzojnë kërkesat e grupeve të kriminalizuara të biznesit dhe klanit 'Pronto', që bëjnë e përfaqësojnë politikën tregtare të Beogradit në Kosovë, për t'i hapur rrugën një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Shqipërinë", potencoi ai. Afaristi Ramadan Maloku tha për "Kosova Sot", se vërtet është shqetë- suese ajo që ka deklaruar një personalitet politik me nam ndër shqiptarët, si është Pandeli Majko, për ndikimin e bizneseve kriminale në të dyja anët e shteteve shqiptare . "Kjo ndryshe nuk mund të quhet veçse një krimi i organizuar dhe korrupsion që bëhet në të dyja shtete shqipfolëse", theksoi ai. 

(Kosova Sot)

2 orë e 1 minuta më parë
15/08/18