Kaçaniku: Pandeli Majko nuk ka zbuluar as nuk ka thënë asgjë të re dhe asgjë që nuk është ditur - Lajme - Kosova Sot
Kaçaniku: Pandeli Majko nuk ka zbuluar as nuk ka thënë asgjë të re dhe asgjë që nuk është ditur

Kaçaniku: Pandeli Majko nuk ka zbuluar as nuk ka thënë asgjë të re dhe asgjë që nuk është ditur

Selatin Kaçaniku ("Konsumatori") tha për " Kosova Sot", se Pandeli Majko nuk ka zbuluar as nuk ka thënë asgjë të re dhe asgjë që nuk është ditur. "Ky lobi i pandershëm interesgjinjsh, i ngjeshur e regjur me faktin e pengimit të nënshkrimit të marrëveshjes tregtare ndërshtetërore Kosovë - Shqipëri, ka dëshmuar kaq publikisht, pa drojë e pa turp, gjithë fuqinë e 'nëntokës' ekonomike-politike-juridike. Edhe pengimi i interesave kombëtare me abuzimin me 'Kontratën e parë bilaterale të tregtisë së Kosovës' dëshmon se kush në realitet po e udhëheq shtetin apo shtetet. Gjendje e njëjtë pretendoj se është edhe në Shqipëri", ka vlerësuar ai. Sipas Kaçanikut, ne nuk dimë, nuk duam dhe nuk kemi vullnet të bëjmë shtet të mirëfilltë - shtet në plot kuptimin e fjalës, të cilit i nënshtrohen të gjithë.

(Kosova Sot)

6 orë e 13 minuta më parë
25/05/18