Fisi i thotë Latës: Më mirë dal 'cullak' në Prishtinë se pi kafe me ty

  • 03 August 2015 - 17:20
Fisi i thotë Latës: Më mirë dal 'cullak' në Prishtinë se pi kafe me ty

Kanë vazhduar përplasjet mes deputetit të PDK-së Latif Gashit dhe të "Vetëvendosjes" Fisnik Ismailit.

Deputeti Ismaili i ka thënë deputetit të PDK-së Latif Gashit se nëse e kanë ndal një grup shqiptarësh me para dhe armë kurrfarë burra nuk qenkeni kanë. “Lërini këto rrena se punët më mirë i kishi pas”, tha ai.

Latif Gashi u kundërpërgjigj, duke thënë se e fton së bashku me babin e tij ta vërtetojnë një gjëtë tillë. “Edhe pse jo vendim i mirë i babit tij. Babai i tij sot është gjallë. Nëse nuk ka qit kafe kurrë për at veprim të keq, e ftoj deputetin të qes kafe për gjestin human”, tha Lata, transmeton "Kosova Sot ONLINE".

Por, Ismaili i tha Gashit, se më përpara del cullak nëpër në Prishtinë, sesa të pijë kafe me “një kriminel si ti”.

Lata u kundërpërgjigj duke thënë se më datë 29 të këtij muaji, para prokurorit ndërkombëtarë, ka thënë se  “po të ishim ne liderët e UÇK-së do të ishim  heronj, të vetmin faj e kemi që jemi mbet gjallë”.

“Pasi jemi gjallë i thash Prokurorit se janë duke na cilësu kriminel në letër. I kam tregu edhe  Prokurorit edhe Fisnikut, sa herë të dalim në rajone, jemi njerëz më të votuarit, pasi duke shah nuk bëhesh dikushi”, tha ai.

(Kosova Sot)