Oficeri që trafikonte kokainë, deputeti i PD: Julian Balliu është arratisur

  • 16 January 2018 - 15:22
Oficeri që trafikonte kokainë, deputeti i PD: Julian Balliu është arratisur

Emisioni “Fiks Fare”, zbuloi mbrëmë me zë dhe me figurë sesi një oficer i lartë në Policinë e Shtetit, i quajtur Julian Balliu, është pjesë e krimit të organizuar që trafikon kokainë.

Per kete rast ka reaguar sot Sekretari i Pergjithshem i PD, Arben Ristani, cili thote se “ky nuk është i vetmi oficer policie i përfshirë në organizitatat kriminale që trafikojnë drogë”.

Ne nje deklarate per mediat, Ristani tha: “Sipas raportit zyrtar të shërbimit sekret, 128 oficerë policie, përfshirë edhe drejtues të lartë të saj, kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga trafiku i kanabisit.

Deri tani nuk është bërë publike asnjë masë e marrë ndaj tyre, ndërsa tre drejtues të policisë në qarqe, të akuzuar për lidhje me Habilajt dhe Tahirin, janë në arrati.

Urdhëri i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për pezullimin e oficerit të përfshirë në trafikun e kokainës është veç një nga masat propagandistike, sepse media raporton se Julian Balliu është arratisur, njësoj si tre drejtuesit e tjerë të lartë të policisë.

Pezullimi nga Fatmir Xhafaj është propagandë, njësoj si vettingu që thotë se do të bëjë në polici vëllai i Agron Xhafës, që është dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Partia Demokratike shpreh bindjen se pa largimin e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës, si koka që mbron krimin e organizuar në Shqipëri, nuk do të ketë vetting të vërtetë në polici dhe as rend dhe siguri per shqiptarët”.

(Kosova Sot)