Trendët kryesorë të medieve sociale për biznes gjatë vitit 2018

  • 16 January 2018 - 19:55
Trendët kryesorë të medieve sociale për biznes gjatë vitit 2018

PËRKUNDËR SE ISHTE PËRFSHIRË NË NJË HETIM NGA KONGRESI, "FACEBOOK" RAPORTOI FITIME REKORDE

Do të vijë edhe epoka e "marketingut me milisekonda'

Një apetit i pashuar për video përmbajtje në mesin e përdoruesve, i shoqëruar nga një teknologji më e mirë për bërjen e tyre, postimin dhe targetimin e caktuar, ka bërë që kompanitë të shpenzojnë më shumë para në reklamat sociale dhe digjitale

Bizneset janë duke e kuptuar gjithnjë e më shumë se, mediat sociale janë mënyra më efikase për të arritur te blerësit (publiku), meqë të rinjtë tani qëndrojnë deri në nëntë orë në ditë në platformat sociale. Një apetit i pashuar për video përmbajtje në mesin e përdoruesve, i shoqëruar nga një teknologji më e mirë për bërjen e tyre, postimin dhe targetimin e caktuar, ka bërë që kompanitë të shpenzojnë më shumë para në reklamat sociale dhe digjitale, sesa në reklamat në televizione.

Qasjet e kompanive në "Facebook" janë zvogëluar

Këta trendë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2018. Ja disa prej faktorëve të cilët do të ndikojnë se si bizneset do të përdorin mediat sociale gjatë vitit në vijim: Mund të përshëndetemi me qasjen gratis në mediet sociale. Me vite të tëra, qasjet e kompanive në "Facebook" janë zvogëluar, duke rënë në vetëm 2%. Tani duket se "Facebook" tërësisht mund të 'vrasë' qasjen organike në "News Feed". Në vjeshtë, ky rrjet paraqiti "Explore Feed", një stream të klasës së dytë dedikuar vetëm për rifreskimet e kompanive. 

Videot janë e ardhmja

Në disa vende kanë filluar testimet për ndalimin e të gjitha postimeve sociale të kompanive. Zhvillimet më të reja na kujtojnë se "Facebook" tani është platformë me pagesë për kompanitë. Nuk nevojitet të jesh magjistar, për ta kuptuar se videot janë e ardhmja, jo vetëm për mediat sociale, por edhe për internetin, në tërësi. Deri në vitin 2018, 'Cisco' parashikon që 82% të të gjithë trafikut të internetit do të jetë në formë të videos. Por, më shumë rëndësi se numri i klikimeve, ka fakti se kush i shikon ato video. Nuk ka shumë rëndësi nëse një video bëhet 'virale', nëse ajo nuk ka depërtuar te njerëzit që janë të interesuar ta blejnë produktin që ajo e reklamon. Do të vijë edhe epoka e "marketingut me milisekonda'. Në vitin 2018 duhet të presim që inteligjenca artificiale ta luajë një rol edhe më të madh dhe më të rëndësishëm prapa skenës, në shpërndarjen e mesazheve. Kjo është pjesë e një transformimi më të madh. Ajo që dikur kërkonte ditë dhe javë të tëra pune nga ekipet kreative, tani do të kryhet brenda milisekondave nga inteligjenca artificiale. 

(Kosova Sot)