Badallaj: Kontrabanda po lulëzon në veri të Kosovës

  • 16 January 2018 - 22:46
Badallaj: Kontrabanda po lulëzon në veri të Kosovës

Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani tha për "Kosova Sot" se kontrabanda e naftës po lulëzon në Kosovë, sidomos në veriun e saj. "Këtë pjesë nuk e kontrollon fare pushteti i Kosovës,por kontrollohet nga mafio-oligarkët, të cilët nuk i kontrollon askush, ndaj nuk lëshojnë kuponë fiskalë dhe po dëmtohet shumë rëndë buxheti i Kosovës. Por, prapa kompanive të kësaj kontrabande qëndrojnë bosët që nga majat e larta të shtetit deri te bandat politike". Thuhet se qarkullojnë mbi 200 milionë euro në vit,por kush e di se sa qindra milionë euro futen ilegalisht për të trashur xhepat e mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve të majave të larta. Këta mafio-oligarkë veprojnë pa pikë frike se mbështeten nga banditët në pushtet", potencoi ai. 

(Kosova Sot)