Preteni: Vetting-u i domosdoshëm

  • 16 January 2018 - 23:32
Preteni: Vetting-u i domosdoshëm

Ish-shefi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, tani drejtor ekzekutiv i Qendrës për Etikë dhe Transparencë, Hasan Preteni, thotë se një model VETTING-u i duhet edhe Kosovës, për të gjitha nivelet, por është politika që nuk po tregon vullnet për ta çuar përpara atë. "Po të kishte gjyqësor të mirëfilltë, do të lëviznin menjëherë edhe jo për të kaluarën, por për të gjitha vendimet joligjore që po merren në baza ditore. Reformë me keqbërësit nuk ka", u shpreh Preteni për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)