Preket nga një grip vdekjeprurës, futet në komë

  • 17 January 2018 - 20:01
Preket nga një grip vdekjeprurës, futet në komë

NDODHET PA VETËDIJE

Adam York, 37 vjeç, u prek nga gripi një ditë pas Kërshëndellave, pasi të tre fëmijët e tij tanimë e kishin kryer atë

Një baba i tre fëmijëve është futur në komë, me qëllim të shpëtimit të jetës, pasi është prekur nga një grip i rrezikshëm, vdekjeprurës. Adam York, 37 vjeç, u prek nga gripi një ditë pas Kërshëndellave, pasi të tre fëmijët e tij tanimë e kishin kryer atë. Gjendja e tij filloi menjëherë që të përkeqësohej me një temperaturë e cila nuk zbriste, me mbledhje të lëngut në mushkëri dhe me dhembje shpine.

Në Alabama është shpallur gjendje e emergjencës

Gruaja e tij, Felicia, 38 vjeçe, e kishte dërguar në emergjencë, ku menjëherë e kishin vendosur në Njësitin e Kujdesit Intensiv, me tub të frymë- marrjes, e më pas e kishin futur në gjendje të komës. Tani ai ende është pa vetëdije dhe mjekët janë duke i dhënë ilaçe për ta luftuar virusin vdekjeprurës, i cili ka goditur SHBAnë këtë sezon. Adam është vetëm njëri nga mijëra amerikanët që është prekur nga ky grip këtë sezon. Në Alabama është shpallur gjendje e emergjencës për shkak të këtij gripi dhe ekspertët flasin tanimë për një situatë krize. Adam punon në biznesin e vet dhe shet kokoshka nëpër dyqanet lokale. Ai, e as familjarët e tij, nuk kanë sigurim shëndetësor.

(Kosova Sot)