“Mafiozë me reputacion”! Kush janë 11 shqiptarët e arrestuar nga DEA në SHBA

  • 17 January 2018 - 22:41
“Mafiozë me reputacion”! Kush janë 11 shqiptarët e arrestuar nga DEA në SHBA

Të paktën 11 shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një operacion të gjerë anti-drogë.

Identitetet e tyre nuk bëhet të ditur, ndërsa sipas mediave lokale, në operacion janë përfshirë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së New York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore.

Sipas mediave amerikane, banda merrej me trafik heroine kryesisht në tre shtete, përkatësisht, Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Siç shihet edhe nga pamjet, shqiptarët janë prangosur dhe shoqërohen në ambientet e policisë për t’u marrë në pyetje.

Raportohet se shqiptarët e cilësuar si “mafiozë me reputacion” kishin shtrirë aktivitetin e tyre prej disa vitesh, ndërsa dyshohet se ka edhe të tjerë persona të përfshirë.

 

(Kosova Sot)