Djali 6 vjeç i Ivanoviqit, nuk e di se babai i tij është vrarë

  • 18 January 2018 - 12:02
Djali 6 vjeç i Ivanoviqit, nuk e di se babai i tij është vrarë

Djali gjashtëvjeçar i Oliver Ivanoviqit, Bogdan, ende nuk e di se babai i tij ka vdekur. Kështu ka deklaruar vëllai i Oliver Ivanoviqit, Miroslav.

Sipas tij, familja ka konsideruar se lajmi i vështirë duhet t’i komunikohet djalit vetëm kur të ketë mbaruar gjithçka.

Miroslav beson se vrasja e vëllait të tij është kryer nga profesionistë të cilët e kishin ndjekur më parë lëvizjen e Oliverit.

Furnerali i Oliver Ivanoviqit do të mbahet sot në orën 12:30 dhe do të ndiqet nga Patriarku Irinej.

(Kosova Sot)