Gruaja e Oliverit: Kurrë nuk do të më shkelë këmba në Kosovë

  • 18 January 2018 - 12:04
Gruaja e Oliverit: Kurrë nuk do të më shkelë këmba në Kosovë

Bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Kosovë. Familjarët gjatë ditës së djeshme kanë bërë me dije se e gjithë familja po shpërngulet në Beograd.

Milena Bogdan – Ivanoviq, pasi arkivoli i Oliver Ivanoviqit u dërgua në Beograd për ceremoninë e varrimit, tha se ajo bashkë me djalin e saj nuk do të kthehen më në Kosovë.

“E kemi përfundu me Kosovën. Kurrë nuk do të më shkelë këmba në Kosovë”, ka thënë Milena Ivanoviq.

Oliver Ivanoviq do të varroset sot në varrezat e reja në Beograd.

Ai u vra të martën para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës. Sipas autopsisë, në trupin e tij janë gjetur gjashtë plumba. Vetura me të cilën dyshohet se u përdor nga dorasit, është gjetur e djegur në Zveçan.

(Kosova Sot)