Fotoja e çiftit turk që po mahnit botën!

  • 04 August 2015 - 10:59
Fotoja e çiftit turk që po mahnit botën!

Një çift i sapomartuar në Turqi kanë bërë atë që shumë as nuk do t’a kishin menduar. Në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre – ditën e martesës ata në vend se të bënin shpenzime marramendëse duke organizuar ndejën me miq dhe të afërm, ata kishin vendosur që me ato shpenzime që do të bëheshin për një ndejë të tillë, t’i shfrytëzonin për t’i ushqyer rreth 4000 refugjatë nga Siria të cilët janë vendosur në Turqi, transmeton lajmi.net.
Me të vërtetë një gjest mjaft human që me të drejtë ka marrë vëmendjen e opinionit.