Haxhiu dha voton, kjo është porosia e saj për Kurtin! (Foto)

  • 21 January 2018 - 12:39
Haxhiu dha voton, kjo është porosia e saj për Kurtin! (Foto)

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes rrjetit të saj në Facebook ka bërë të ditur se ka votuar Albin Kurtin për kryetar partie, raporton Gazeta Blic. 

Haxhiu ka thënë se ka votuar për aktivistin e politikanin i cili shquhet për artikulimin e ideve tona të përbashkëta.

Tutje ajo tha se nga Albini presin zgjerim, forcim dhe rritje të reja në organizatë.

Postimi i plotë i Haxhiut: 

Sapo votova për aktivistin e politikanin i cili shquhet për artikulimin e ideve tona të përbashkëta.
Nga Albini presim forcim, zgjerim dhe rritje të reja për organizatën tonë.

(Kosova Sot)