Hertica: Zbehet mbështetja e deputetëve

  • 21 January 2018 - 13:35
Hertica: Zbehet mbështetja e deputetëve

Analisti politik Ali Hertica konsideron se tanimë zmbrapsja e disa deputetëve të PDK-së po fillon hap pas hapi, ndonëse ende nuk po deklarohen për këtë nismë."Nuk përjashtohet tani shtimi i numrit të atyre që do të tërheqin vullnetarisht nënshkrimet, sikur që është deputeti Milaim Zeka, i cili publikisht është deklaruar se e ka tërhequr nënshkrimin nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Tani në të gjitha subjektet politike është duke u zhvilluar një situatë hutie, ku shumë nga ata që janë në tërheqje e sipër nuk dëshirojnë të flasin për qëndrimet e tyre rreth iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale", u shpreh ai për "Kosova Sot"."Tani ndryshimi i qëndrimit të tyre vjen e bëhet akoma më i arsyeshëm, sidomos pas deklarimit të kreut të partisë, Kadri Veseli, se ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë nuk duhet të ndalet, sepse ishte vetë ambasadori i SBHA-së ai që u ka treguar qartë se çfarë pasojash do të kenë për të gjithë ata që janë kundër këtij institucioni ligjor ndërkombëtar. Në mesin e atyre që dha shenja të qarta se përpjekja për ndryshimin e ligjit për Specialen është një nismë e parealizueshme është edhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili në një intervistë e tha qartë se as nuk e ka nënshkruar këtë nismë dhe as nuk pret që ajo të realizohet", vijoi më tutje ai."Tani të gjitha deklaratat e pamatura nga kushdo qoftë nuk janë të nivelit intelektual dhe diplomatik, nuk janë reflektim i një politike apo politikani serioz, por të gjithë ata që fyejnë dhe etiketojnë janë të një kategorie analfabetësh", theksoi Hertica.

(Kosova Sot)