E bart në shpinë vëllain e sëmurë në shkollë, pa asnjë mungesë

  • 21 January 2018 - 18:45
E bart në shpinë vëllain e sëmurë në shkollë, pa asnjë mungesë

PRINDËRIT E FËMIJËVE JANË ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Me gjasë vëllezërit dhe motrat i kemi personat më të afërt në jetë. Këtë e dëshmon edhe rasti i vajzës 9 vjeçe Zhou Dingshuang nga Kina, e cila sikur ia ka huazuar vëllait të saj të sëmurë duart dhe këmbët e saj. Djali 12 vjeçar ka pasur probleme me lëvizjen e gjymtyrëve që nga lindja. 

Çdo mëngjes, ajo ia lanë atij duart dhe fytyrën

Vajza trupthatë e bartë vëllain e saj të madh duke e dërguar çdo ditë në shkollë dhe anasjelltas, në provincën rurale Junan, pa marrë parasysh a është dita me diell, shi, apo borë. Ajo ka deklaruar se kurrë nuk do të pushojë së ndihmuari vëllain, dhe do të jetë 'shkopi' i tij mbajtës për tërë jetën. Ata të dy janë në klasë të njëjtë në Shkollën qendrore në qarkun Heizhiguo. Çdo mëngjes, ajo ia lanë atij duart dhe fytyrën, i ndihmon që të vishet, para se ta qesë në shpinë dhe ta dërgojë në shkollë. Asaj i duhet që të kalojë rrugën dhe të ngjitet shkallëve, për të arritur deri në klasë, por përkundër kësaj, ata kurrë nuk janë vonuar në shkollë, lëre më që të bëjnë mungesa. 

Dingshuang është bërë shtylla e familjes

Pasi të kthehen në shtëpi, Dingshuang po ashtu i ndihmon vëllait të saj me detyrat e shtëpisë, para se t'i bëjë edhe punët e shtëpisë, për prindërit. Edhe pse ka vetëm 9 vjet, Dingshuang është bërë shtylla e familjes. Merret vesh se edhe dy prindërit e fëmijëve janë me aftësi të kufizuar. Për këtë shkak, Dingshuang bën edhe pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë, duke ujitur perimet, ushqyer derrat, duke zier dhe duke larë me dorë rrobat e katër anë- tarëve të familjes.

(Kosova Sot)