Guraziu: Shteti në shërbim të mafio-oligarkëve

  • 23 January 2018 - 18:09
Guraziu: Shteti në shërbim të mafio-oligarkëve

Analisti Ragip Guraziu tha për "Kosova Sot"se nuk ka asnjë dyshim se 10- vjetorin e pavarësisë e ka zbehur situata katastrofale ekonomike dhe varfëria e qytetarëve. "Kjo gjendje e mjerë ka bërë që të humbet ish-entuziazmi dhe besimi i qytetarëve tanë në prag të kremtes së 10- vjetorit të pavarësisë. Kjo gjendje lë të kuptosh se qysh u sollën kjo klasë politike e tejinkriminuar në bashkëpunim me nëntokën kriminale prej marionetash e spiunësh të Serbisë, duke e shndërruar Kosovën në një vend, ku të gjithë të rinjtë duan të ikin sa më parë nga Kosova", potencoi ai. "Kosova me këtë klasë politike prej marionetash e komplotistësh, që janë tërësisht në shërbim vetëm të mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, nuk ka asnjë shans dhe as shpresë për të pasur një zhvillim ekonomik dhe as hapje të vendeve të reja të punës, që do të përmirë- sonin mirëqenien e qytetarëve, sepse me këtë klasë politike të rinjtë nuk po shohin kurrfarë perspektive dhe Kosova po rrezikon që një ditë të afërt edhe do të zbrazet nga gjeneratat e reja", ka theksuar Guraziu.

(Kosova Sot)