Osmani:Kjo harresë e politikës flet mjaft se sa joserioze është...

  • 23 January 2018 - 18:21
Osmani:Kjo harresë e politikës flet mjaft se sa joserioze është...

Sipas analistit Azem Osmani, kjo harresë e politikës flet mjaft se sa joserioze është politika karshi angazhimit për shtet të së drejtës."Siç po duket, as qeveria 'Haradinaj' nuk e ka vullnetin e as guximin ta miratojë këtë ligj, edhe përkundër premtimeve të tij të mëhershme se do të merret me largimin e ndikimit të politikës nga sistemi i drejtësisë. Kjo gjë e dëshmon katërçipërisht se institucionet e drejtë- sisë janë të ndikuara drejtpërdrejt nga politika", theksoi ai."Miratimi i këtij ligji do të prishte rehatinë e strukturave që i mbajnë nën kontroll institucionet e drejtësisë, pasi do të shpërfaqeshin shkeljet e panumërta të gjykatësve dhe prokurorëve të shtetit" , tha Osmani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)