Haradinaj: Qeveria përkrah bizneset private për hapjen e vendeve të reja të punës

  • 23 January 2018 - 18:54
Haradinaj: Qeveria përkrah bizneset private për hapjen e vendeve të reja të punës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vizitës në Komunën e Ferizajt, i shoqëruar nga kryetari, Agim Aliu, sot ka vizituar kompaninë “HIB Petrol”, ku është pritur nga pronari i kompanisë, Ibrahim Bucaliu dhe menaxhmenti i kësaj kompanie.

Pas takimit kryeministri Haradinaj tha se kjo kompani është e rëndësishme pasi që ka të punësuar 1000 persona dhe pritet që të hapë edhe 200 vende të reja të punës.

 
Kryeministri Haradinaj tha se kjo kompani kontribuon në buxhetin e Kosovës përmes taksave me 80 milionë e 400 mijë euro. “Është me rëndësi që Qeveria e Kosovës, por edhe ajo komunale dhe të gjithë akterët tjerë në vend, të përkrahim rritjen e këtyre kompanive të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se me këtë do të ketë vende të reja të punës, partneritet ekonomik dhe më shumë të hyra në buxhet.
 
Pronari i kompanisë, “HIB Petrol”, Ibrahim Bucaliu tha se vizita e kryeministrit Haradinaj është një ditë e veçantë dhe një kurajë që të vazhdojnë punën e tyre.

(Kosova Sot)