Daja e kishte përdhunuar kur i kishte 7 vjet

  • 04 August 2015 - 22:20
Daja e kishte përdhunuar kur i kishte 7 vjet

Një grua e kishte marrë kurajën për ta raportuar dajën e saj dhunues njëzet vjet pasi që ky i fundit e kishte sulmuar dhe gjithçka ka ndodhur pasi që daja e kishte telefonuar për bisedë.  Sonya Stokes, 37-vjeçare, ka hequr dorë nga mundësia që të mbetet anonime dhe ka folur për abuzimin që i është bërë mbi makinën për larjen e rrobave gjatë kohës kur bashkëshortja e tij ka qenë në dhomën afër. Zonjusha Stokes, nga Limeriku i Irlandës, tanimë është aktiviste për fëmijët të cilët abuzohen seksualisht, pasi që e ka dërguar Joseph Hogan-in, tashmë 61-vjeçar, në burg për pesëmbëdhjetë vjet. Ajo ka thënë: “Kur e kam dëgjuar zërin e tij të tmerrshëm, njëzet vjet pas incidentit, jam çmendur. M’u pati kujtuar gjithçka. Gjaku m’u pat ftohur. E dija se çka duhej bërë dhe e dija që duhej të kërkoja drejtësi”, transmeton Kosova Sot.

“Ndihem fajtore”

Stokes ishte dhunuar nga daja i saj kur ka qenë në moshën shtatë deri në njëmbëdhjetëvjeçare dhe ka thënë që ndihet fajtore për faktin që ka vonuar ta raportojë atë në polici, pasi që e ka kuptuar që ndërkohë ai ka bërë edhe dhunime tjera. “Në gjykimin që është mbajtur në lidhje me rastin tim unë e kam kuptuar që ai ka qenë i burgosur për sulme seksuale edhe në vitet e 1970-a dhe në ato të 1990-a. Ndihem fajtore. Nuk mund të ndaloj së menduari që unë kam mundur ta ndal një gjë të tillë”, ka shtuar ajo. Daja i saj ishte larguar kur Sonya ka qenë njëmbëdhjetëvjeçare dhe ajo ka thënë që ka menduar se kurrë më nuk do të dëgjonte nga ai. Megjithatë, Hogan-i kohë pas kohe e kishte telefonuar nënën e saj dhe Sonya ishte tronditur kur ai e kishte marrë në telefon edhe atë. “Nuk mund ta besoja që ai kishte guxim të fliste me mua. Kjo gjë më ka bërë ta kuptojë që ai duhej ndalur. Ai mund të ketë dhunuar edhe fëmijë tjetër, pata menduar me vete”, ka thënë Sonya, duke u ndalur më pas në rrëfimin e ngjarjes që ka bërë që ajo të ketë perceptim krejtësisht tjetër për jetën: “Në fillim, nuk e kam kuptuar se çka ishte bërë. Ai po më sulmonte seksualisht. Ai ka qenë aq i çmendur saqë e ka bërë edhe kur bashkëshortja e tij ka qenë në dhomën afër. Më pati thënë që do të merrej me mua nëse unë do të flisja me ndokënd në lidhje me atë gjë”.

“Tregohej i sjellshëm me mua, më jepte sheqerka”

Stokes kishte jetuar me gjyshen e saj, Elizabeth-ën, e cila vazhdimisht ishte përkujdesur për të. Ndërsa Hogan-i, daja i saj, i cili kishte jetuar në apartamentin afër shtëpisë së tyre, ishte shfaqur shpeshherë në shtëpinë e nënës së tij, sidomos në kohërat kur në shtëpi ka qenë zonjusha Stokes. “Ai tregohej i sjellshëm me mua dhe me jepte sheqerka. Mirëpo, ai më afrohej shumë dhe kjo gjë më shqetësonte”, ka thënë Sonya. Më vonë gjatë atij viti, Sonya ka qenë duke shikuar televizion në kolltukun e dajës së saj, kur ky i fundit e kishte sulmuar për herë të parë. “Joe pati hipur mbi mua. Nuk e kuptoja. Më pati sulmuar seksualisht dhe unë pata bërtitur nga dhimbjet. Pasi që pati marrë fund, ai më pati dhënë një qese me sheqerka dhe më pati thënë që nëse flisja me ndokënd, ai nuk do të kujdesej për mua dhe se do merrej ndryshe me mua. Kam qenë fëmijë dhe u pata frikësuar shumë. Më kujtohet që atë natë kam qarë shumë deri sa më ka zënë gjumi”, ka thënë Sonya, duke i kujtuar, siç ka thënë ajo, momentet më të rënda në jetën e saj. Disa muaj më vonë, ajo ishte dërguar në shtëpinë e Hogan-it nga prindërit e saj, të cilët nuk kishin dyshuar fare, pasi që kishin pasur që të shkonin në një aheng.

Stokes ishte dhunuar edhe disa herë tjera

Deri në moshën njëmbëdhjetëvjeçare, zonjusha Stokes ishte dhunuar edhe disa herë tjera nga Hogan-i. “Më ka dhunuar mbi makinën e larjes, e më ka dhunuar edhe në dhomën, ku e ndante shtratin me bashkëshorten e tij”. Kjo kishte vazhduar deri disa ditë para ditëlindjes së saj të njëmbëdhjetë, kur ajo e kishte marrë kurajën për ta kërcënuar dajën e saj që nëse bënte përpjekje të tilla, ajo do t’i tregonte nënës së saj. Ai ishte frikësuar dhe ishte larguar nga Irlanda, për të mos u parë as dëgjuar më. 

(Kosova Sot)