Burjani: Fusnota na ndjek nga pas

  • 01 February 2018 - 13:15
Burjani: Fusnota na ndjek nga pas

 Eksperti i fushës së drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Burjani tha për 'Kosova Sot", se këta njerëz që përmenden në mediet në SHBA, e kanë kryer obligimin e tyre ndaj Kosovës, e kanë kryer misionin e tyre, prandaj koha është për t'u larguar nga politika, sepse kanë mbetur politikanë të zorit. "Presidenti Hashim Thaçi ka dështuar në politikën ndërkombëtare me fusnotën dhe i është bërë dëm Kosovës pa kurrfarë nevoje, ngase sot e kësaj dite Kosova figuron në konferencat ndërkombëtare me fusnotë, dhe realisht ky ishte një dështim total në synimet e tyre që përmes fusnotës Kosova të bëhet pjese e BE-së dhe kjo është më qesharake, e mundshme në politikën ndërkombëtare, sepse nuk ka fusnota shkencore", u shpreh ai . Analisti Burjani vlerëson se lufta dhe paqja kanë dallime të mëdha, sepse ishin heronjtë e Kosovës në luftë, e tash në paqe, ata janë bërë pengesë për të shkuar përpara Kosova në integrimet evropiane, në zhvillimin ekonomik të saj, mirëqenien e saj sociale. 

(Kosova Sot)