Kryegjyqtari Ibrahimi mund të përballet me drejtësinë

  • 05 August 2015 - 08:04
Kryegjyqtari Ibrahimi mund të përballet me drejtësinë

AKUZAT PËR ABUZIM ME POZITËN E KRYETARIT TË GJYKATËS THEMELORE NË PRISHTINË

Një prokuror thotë se gjyqtarët e GJTHP-së vendosin nën presione dhe frikë nga eprori

Burime nga Prokuroria e shtetit shprehen se edhe për kryegjyqtarin e Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, nëse vërtetohen të gjitha këto akuza, që ngre kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, si ajo për ndikim e ndërhyrje në vendimmarrje të gjyqtarëve, dhe jo vetëm, mund të fillojë procedimi penal, njësoj si në rastin e Salih Mekajt. "Ai që ka bërë shkelje të ligjit, do të përgjigjet patjetër", ka thënë burimi në fjalë 

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, edhe njëherë tjetër ka ripërsëritur se kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka dështuar në menaxhimin e mirëfilltë e ligjor të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Në këtë përfundim Beka ka ardhur pas zvarritjeve të mëdha në gjykimin e lëndëve dhe pas parashkrimit të qindra e mijëra lëndëve, ku pjesë e dosjes kanë qenë edhe zyrtarë të lartë. "Problemet me të cilat përballemi ne si Prokurori në Gjykatën Themelore të Prishtinës, janë nga më të ndryshmet. Janë parashkruar shumë lëndë gjatë kohës që po drejtohet nga Hamdi Ibrahimi. Gjithashtu dënimet që ka dhënë kjo gjykatë janë joadekuate dhe nuk përkojnë fare me veprën penale. Për më tepër, në këtë gjykatë rezulton dhe përdorimi i standardeve të dyfishta tek shqiptimi i dënimit. Gjatë vitit 2013 janë parashkruar 1018 lëndë, gjatë vitit 2014 janë parashkruar 1740 lëndë dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2015 rezulton të jenë parashkruar hiq me pak se 1100 lëndë , dhe imagjinoni sa do të rritet kjo shifër deri në fund të vitit 2015. E gjithë ajo punë që kemi bërë na si Prokurori e shtetit është shkelur e hedhur poshtë nga gjykata. Ka pasur edhe raste të zyrtarëve të lartë që janë parashkruar, natyrisht nga keqmenaxhimi i Gjykatës", ka thënë kryeprokurori i Prishtinës Imer Beka... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)