Zeka: Varrezat në Prekaz i ndërtoi një turk, e jo Qeveria e Kosovës - Lajme - Kosova Sot
Zeka: Varrezat nė Prekaz i ndėrtoi njė turk, e jo Qeveria e Kosovės

Zeka: Varrezat nė Prekaz i ndėrtoi njė turk, e jo Qeveria e Kosovės

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se kompleksi i varrezave në memorialin në Prekaz nuk u ndërtua nga Qeveria e Kosovës

Sipas Zekës, memoriali i varrezave u ndërtua nga një shtetas turk.
“Varrezat në Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë ndrequr nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë Zeka në foltoren e Parlamentit të Kosovës.

“Kur kam thënë se janë vjedhur pare edhe në varr të Adem Jasharit, unë e kam ditur çka po flas”, ka shtuar ai.

Kohëve të fundit është raportuar se kulla e familjes Jashari është dëmtuar shumë dhe është pranë rrëzimit.

Kësaj kulle prej shumë kohësh është dashur t’i bëhet konservimi, gjë që nuk ka ndodhur.

(Kosova Sot)

20 orë e 4 minuta më parë
24/02/18