Mitrovicë, nga spreji në shkollë helmohen dy nxënëse

  • 08 February 2018 - 11:53
Mitrovicë, nga spreji në shkollë helmohen dy nxënëse

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është i arrestuar një person, pasi i njëjti dy ditë radhazi, brenda objektit shkollor ka hedhur sprej.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, në gjimnazin “Frank Bardhi”.

Si pasojë e helmimit nga spreji, dy nxënëse të shkollës janë alivanosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor, thuhet në raportin e Policisë.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)