Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje pagash (Foto)

  • 08 February 2018 - 12:55
Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje pagash (Foto)

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës po zhvillon një protestë për ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut.

Qëllimi i kësaj proteste sipas sindikatës është rritja e pagave të këtyre punëtorëve për 100 euro.

Rritja e pagave ndaj këtyre punëtorëve ka qenë premtim i kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Protesta po zhvillohet pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)