Kryeministri Haradinaj krenar për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Lajme - Kosova Sot
Kryeministri Haradinaj krenar për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri Haradinaj krenar për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me një status në llogarinë e tij Facebook, ka shkruar se meritorët për lirinë dhe ecjen drejt konsolidimit të shtetit e posedojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre” është shprehur Kryeministri.

Statusi i plotë:

Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë!

Në shtëpinë tonë, në Ëashington, ishim bashkë me shqiptarët e Amerikës, më meritorët për lirinë dhe ecjen tonë drejt konsolidimit të shtetit. Kosova është me fat që i ka njerëzit e vet në ShBA, të cilët e realizojnë ëndrrën amerikane dhe njëkohësisht e mbështesin fuqishëm atdheun e tyre.

Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Mattheë Palmer.

Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me ShBA-në. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë!

(Kosova Sot)

22 orë e 25 minuta më parë
20/08/18