Njihuni me leshatorin më të madh në botë (Foto) - Lajme - Kosova Sot
Njihuni me leshatorin më të madh në botë (Foto)

Njihuni me leshatorin më të madh në botë (Foto)

Larry Gomez është quajtur ‘Njeriu ujk’ sepse 98% e trupit të tij është i mbuluar nga qimet, duke përfshirë fytyrën.

Gomez nga nga San Bernardino, Kalifornia ka lindur me hypertrichosis kongjenitale të përgjithësuar, një çrregullim gjenetik i rrallë që godet më pak se 100 njerëz në mbarë botën.

Në moshë të vogël ai ka rënë pre e bullizmit pasi fëmijët e ngaconim dhe e largonim për shkak të pamjes së tij të pazakontë.

Por pasi bëri emër në Hollywood me pamjen e tij, ai më në fund ka mësuar që ta pranojë veten e tij ashtu siç është dhe konsiderohet sot si njeriu më leshator në botë.

Besimi në vetvete ka ndihmuar Gomez që të gjejë dashurinë e tij dhe është martuar pak kohë më parë më Alicia Martinez.

Duke u bërë thirrje njerëzve që të shohin përtej dukurive dhe të njohin personin në brendësi, ai shpreson që ta përdorë historinë e tij për të frymëzuar të tjerët që të jenë më të sigurt në vetvete.

Image

 

(Kosova Sot)

18 orë e 18 minuta më parë
20/10/18