Konservatorët kritikojnë Merkelin pas humbjes së ministrive kryesore - Lajme - Kosova Sot
Konservatorët kritikojnë Merkelin pas humbjes së ministrive kryesore

Konservatorët kritikojnë Merkelin pas humbjes së ministrive kryesore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po përballet me një sërë kritikash nga anëtarët e saj të Unionit Kristiandemokrat (CDU), pasi ajo u detyrua të humbiste postet e larta ministrore për të siguruar mbështetjen e socialdemokratëve (SPD) për formimin e një koalicioni të ri të madh qeveritar.

“Të paktën kemi ende Kancelarinë!” , tha në Twitter deputeti i CDU-së, Olav Gutting, pasi SPD-ja arriti të merrte portofolet kyçe të kabinetit si Financat, Punët e Jashtme, Buxhetin dhe Punët Sociale si pjesë e marrëveshjes së koalicionit.

Ndjenja e shqetësimit në radhët e CDU-së ka të ngjarë të shkaktojë mosmarrëveshje gjatë një konference të partisë, e planifikuar më 26 shkurt, ku do të votohet për marrëveshjen e koalicionit që Merkel arriti me SPD-në gjatë tre javëve të fundit.

(Kosova Sot)

18 orë e 56 minuta më parë
22/10/18