Pas aterimit, aeroplanit papritmas i bie dera (VIDEO) - Lajme - Kosova Sot
Pas aterimit, aeroplanit papritmas i bie dera (VIDEO)

Pas aterimit, aeroplanit papritmas i bie dera (VIDEO)

Dera e aeroplanit nigerian ra menjëherë pas uljes në Abuja, duke shkaktuar panik në mesin e udhëtarëve.

Për fatin e mirë të rreth 120 pasagjerëve, aeroplani ishte tashmë në pistë kur dera kishte rënë në tokë.

Sipas mediave të huaja, menaxhmenti i kompanisë fajëson një pasagjer, duke argumentuar se ai qëllimisht hapi derën, megjithatë, dëshmitarët deklaruan ndryshe.

“Askush nuk e preku derën, ata tronditën gjithë fluturimin disi dridhej dhe dukej se ata nuk e kishin mbyllur mirë. Kur u ulëm dëgjuam një shpërthim të vogël, të gjithë ishim të frikësuar”, tha një nga udhëtarët.

(Kosova Sot)

4 orë e 38 minuta më parë
26/05/18