Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Mitrovicë

  • 09 February 2018 - 10:23
Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Mitrovicë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur të enjten në Mitrovicë.

Policia raporton se, një mashkull k/serb është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë.

“Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thotë policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë.

Ndërkaq, policia nuk ka treguar nëse vdekja ka ardhur si pasojë e të shtënave me pistoletë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot)