Gashi: Qeveria, e varur nga partitë e vogla - Lajme - Kosova Sot
Gashi: Qeveria, e varur nga partitė e vogla

Gashi: Qeveria, e varur nga partitė e vogla

Agim Gashi, asamblistë nga LDK-ja në Kuvendin Komunal të Prishtinës, thotë se, në realitet, planet e VV-s si tërësi, jo vetëm të Shpend Ahmetit, me kohë janë koordinuar dhe orkestruar për të shkatërruar gjithçka që është ndërtuar si bazament i këtij shteti.

"Banditët e VVsë, që para pak vitesh përdorën të gjitha mjetet e mundshme të dhunës për ta çrregulluar dhe për ta destabilizuar Kosovën përmes kauzës për Jablanoviqin, Demarkacionin dhe Asociacionin, përmes kauzës për "vendimet e mëdha" dhe jo vetëm kaq, ata tani iu bashkuan bandave të tjera politike dhe e bënë shumicën për të votuar pro rrëzimit të qeverisë-plan ky i cili mundësoi që sot Kosovën ta udhëheqin ata, të cilët me punën e tyre po e rrënojnë autoritetin e shtetit, po e humbin besimin ndërkombëtar dhe po e keqpërdorin rolin e tyre, ku ta di se për çfarë interesa të ngushta", u shpreh ai.

"Po ashtu, edhe qeveria e Komunës së Prishtinës është ndërtuar nga pesë subjekte politike- ndërkohë që në mandatin e kaluar Shpend Ahmeti pati deklaruar se ai do ta qeverisë Prishtinën pa koalicion me partitë e tjera. Ky mandat solli "reformë" esenciale, sepse kryetari po qeveris në koalicion me partitë e tjera minore sepse, ose më në fund u bind se ai dhe subjekti i tij nuk përfaqësojnë shumicën elektorale në Komunën e Prishtinës, ose tanimë kryetari nuk do jetë i nënshtruar nga ideologjia e VV-së dhe presioni ekstrem i politikës së VV-së. Ky veprim i tij mund të shpjegohet si hap paraprak për t'iu bashkangjitur fraksionit të VV-së dhe njëkohësisht këtë veprim po e bën me maturi nga frika se mund t'i rebelohen përkrahësit e Albinit e t'i dalin nga grupi i këshilltarëve në Kuvend e ai, më pastaj, do ta humbiste shumicën vendimmarrëse dhe do t'i cenoheshin interesat e tij në Kuvendin e Prishtinës.

Kjo gjendje e krijuar e ka vënë në siklet kryetarin e Prishtinës dhe kjo u pa edhe në seancën e fundit, sepse ai fare nuk ishte konsistent në raport me të tjerët dhe mllefin dhe nervozen e përdori si stil komunikimi në debat me këshilltarët e LDK-së dhe PDK-së", vijoi më tutje Gashi. Sipas tij, në tërë këtë mishmash kombinimesh do ta pësojnë qytetarët e komunës së Prishtinës, sepse si asnjëherë më parë, gjendja është e keqe në arsim, në infrastrukturë, në shërbime dhe në mirëmbajtje të rrugëve dhe hapësirave gjelbëruese, e posaçërisht ambienti kërkon trajtim emergjent.

(Kosova Sot)

7 orë e 46 minuta më parë
18/02/18