Kadrijaj: Elita politike pësoi debakël - Lajme - Kosova Sot
Kadrijaj: Elita politike pėsoi debakėl

Kadrijaj: Elita politike pėsoi debakėl

Analisti politik Mustafë Kadrijaj tha për "Kosova Sot" se Komisioni Evropian më shumë se kurrë ka qenë i qartë se me këtë strukturë politike dhe me këta politikanë që vetëm dinë të manipulojnë, të mashtrojnë dhe të zhvatin buxhetin e varfër të Kosovës, nuk mund të ecet para.

"Me këtë Komisioni Evropian u bëri me dije politikanëve që më nuk do të tolerojnë këtë lloj të keqqeverisjes, sepse në vazhdimësi ata kanë dhënë vërejtje për pushtetarët tanë, por si duket vërejtjet e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër, por tani e tutje nuk do të tolerojnë më", u shpreh ai.

"Strategjia e Bashkimit Evropian këtë herë ka qenë shumë e prerë dhe për fatin jo të mirë tani e tutje perspektiva e Kosovës është shumë larg nga ajo që na kanë servuar pushtetarët dhe partitë politike, që secila parti ka trumbetuar se nëse u jepet besimi i qytetarit, kanë dhënë premtime që liberalizimi do të bëhet edhe brenda vitit, por tanimë u pa që elita politike dhe pushtetarët kanë bërë shumë pak, mos me thënë asgjë", theksoi analisti Kadrijaj. 

(Kosova Sot)

12 orë e 33 minuta më parë
24/02/18