Burjani: "Shpend Ahmeti ka përfituar nga VV-ja dhe nga Albin Kurti ka marrë dy herë mandatin e kryetarit të Komunës" - Lajme - Kosova Sot
Burjani: "Shpend Ahmeti ka përfituar nga VV-ja dhe nga Albin Kurti ka marrë dy herë mandatin e kryetarit të Komunës"

Burjani: "Shpend Ahmeti ka përfituar nga VV-ja dhe nga Albin Kurti ka marrë dy herë mandatin e kryetarit të Komunës"

Sipas vlerësimit të analistit politik Blerim Burjani, VV-ja nuk është subjekt serioz në kuptimin e kësaj kohe që është transparente dhe demokratike. Sipas Burjanit, i tërë sistemi funksionon bazuar në një politikë jo të mirëfilltë të bazuar në parime dhe vizion, ngase ky subjekt ka pasur dhe ka një vizion të përzier për të tashmen dhe të ardhmen. Ai thotë se edhe Shpend Ahmeti madje nuk ka pasur dhe nuk ka as sot diçka të përbashkët me konceptin e VV-së. "Shpendi nuk ka pasur kurrgjë, as sot s'ka kurrgjë të përbashkët me këtë VV dhe me këta njerëz. Është e vërtetë se ai ka përfituar nga VV-ja dhe nga Albin Kurti ka marrë dy herë mandatin e kryetarit të Komunës, ka mbërri ta mund politikisht LDK-në, për shkak se PDK-ja në Prishtinë s'ka pasur konkurrencë. Të pakënaqurit e mundën në Prishtinë, e Shpend Ahmeti nuk ka përcaktim ende politikisht. Kjo është e arsyeshme, sepse dëshiron të mendojë edhe pak, edhe pse fitorja e tij lidhet për Albin Kurtin, dhe Shpendi nuk ka nevojë për nxitim, sepse ai është komod, është kryetar komune, andaj ka kohë edhe katër vjet kushtimisht për t'u deklaruar nga do të shkojë. Shpendi, eventualisht edhe pjesa e tjetër e ndarë nga VV-ja ende jo zyrtarisht, do të kalkulojnë edhe gjera të tjera, edhe si marrëveshje me Albinin për legalizim të këtij fraksioni ose ndarje përfundimtare nga VV-ja", potencoi Burjani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)

17 orë e 49 minuta më parë
20/10/18