Skënderaj, personi me të meta mentale djeg shtëpinë e fqiut. Arrestohet nga policia

  • 18 February 2018 - 11:20
Skënderaj, personi me të meta mentale djeg shtëpinë e fqiut. Arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Runik të Skënderajt, një person me të meta mentale ka djagur shtëpinë e fqiut të tij. Vlera e dëmeve materiale ka arritur deri në 30 mijë euro, sipas pronarit të shtëpisë.

Zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin ndërsa viktima është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje, thotë policia.

Njoftimi i plotë i policisë për këtë rast:

Fsh. Runik, Skenderaj, më 17.02.2018-06:46. I dyshuari mashkull K/Shqiptar, me të meta mentale dyshohet se ka djegur shtëpinë e fqinjit të tij dhe xhaminë e fshatit. Zjarrfikëseve kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuare nga zjarri është rreth 30000  euro. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)