Hoti: Askush nuk jeton në një vend ku nuk ka ligj dhe ku ka vetëm krim të organizuar dhe korrupsion

  • 18 February 2018 - 19:47
Hoti: Askush nuk jeton në një vend ku nuk ka ligj dhe ku ka vetëm krim të organizuar dhe korrupsion

Adem Hoti (60) nga Bradashi i Podujevës, një arsimtar i papunë me 6 anëtarë të familjes që jeton me ndihmën sociale, për gazetën "Kosova Sot" thotë se pushtetarët tanë po punojnë vetëm për interesa të veta dhe shikojnë se si të pasurohen sa më shumë e më shpejt, e sa për qytetarët tanë ata nuk qajnë hallin fare. "Askush nuk jeton në një vend ku nuk ka ligj dhe ku ka vetëm krim të organizuar dhe korrupsion", potencoi ai. 

 

(Kosova Sot)