Për një ish-diplomat serb, Rezoluta 1244 është zgjidhja e statusit të Kosovës

  • 19 February 2018 - 14:49
Për një ish-diplomat serb, Rezoluta 1244 është zgjidhja e statusit të Kosovës

Rezoluta e 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së nga 10 qershori i vitit 1999 është vendimi përfundimtar për statusin e Kosovës e që është edhe sintezë e të gjitha vendeve të botës.

Tek ajo zgjidhje është arritur me bisedime të vështira, nën bombat e NATO-s kundër Serbisë dhe të qendrave të tjera të fuqive botërore. Marrëveshja është harmonizuar për afër tre muaj në shumë nivele, thotë ish - shefi i diplomacisë së Serbisë Zhivadin Jovanoviq nga viti 1998 deri në vitin 2000, pjesëmarrës dhe logjistik i këtyre negociatave

Ai për gazetën “veçernje novosti” të Beogradit thotë se nuk është për t’u habitur pse kryetari i Rusisë Vladimir Putin me këmbëngulje e përmend rezolutën 1244, siç thotë ai, si bazë për statusin e Kosovës.

Sipas tij, kështu flasin edhe kryeministri grek Tsipras, mbreti spanjoll Felipe, zëvendëskancelari austriak Strache dhe liderë të tjerët përfshirë ata kinezë, indianë, latinoamerikanë, afrikanë...

Jovanoviq pohon se rëndësia dhe pesha e këtij dokumenti duhet krahasuar me vendimet e Kongresit të Vjenës e të Berlinit me të cilat janë rregulluar marrëdhëniet në Europë.

“Rezoluta 1244 është simbol i ruajtjes së parimeve themelore të së Drejtës ndërkombëtare. Rusia, Kina, India, Spanja etj., nuk e mbrojnë atë parim vetëm për shkak të interesave serbe, por edhe për interesa të veta”, ka thënë ndër të tjera Jovanoviq.

(Kosova Sot)