Maqedonia pretendon të zgjidh problemin me emrin deri në korrik

  • 19 February 2018 - 15:10
Maqedonia pretendon të zgjidh problemin me emrin deri në korrik

Maqedonia shpreson të zgjidhë kontestin e emrit me Greqinë deri në kohën e samitit të NATO-s këtë verë.

Kështu ka deklaruar  kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Dy vendet, së voni, i kanë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit.

“Besoj se do të jemi në gjendje t’i përfundojmë negociatat me sukses deri në samitin e NATO-s në korrik”, tha Zaev në një intervistë për radio-stacionin austriak ORF.

Kontesti i ka penguar përpjekjet e Maqedonisë për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Greqia është anëtare e të dyja institucioneve.

Samiti i NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.

(Kosova Sot)