Brenda shtëpisë ku bëhej seks online, çfarë gjeti policia kur shkoi për kontroll

  • 20 February 2018 - 10:23
Brenda shtëpisë ku bëhej seks online, çfarë gjeti policia kur shkoi për kontroll

Zbulohet pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shtepia e prostitucionit online, ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Policia ne kuader te operacionit “Chat Line 4”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

• Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.

• Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset:

• A. H., 25 vjeçe.
• A. L., 31 vjeçe.
• A. Xh., 22 vjeçe.
• S. M., 30 vjeçe.
• A. Sh., 21 vjeçe.
• A. T., 23 vjeçe.
• E. R., 23 vjeçe.

Më datë 19.02.2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses Operacioni “Chat Line 4”, dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

HETIMET

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Work”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

• 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale:
“Shfrytezimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal.

(Kosova Sot)