Haradinaj kërkon që seanca për demarkacionin të mbahet të enjten në ora 10:00

  • 20 February 2018 - 16:33
Haradinaj kërkon që seanca për demarkacionin të mbahet të enjten në ora 10:00

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do të bëjë kërkesë që të enjten të ketë seancë të jashtëzakonshme për ta hedhur në votim çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai këtë e tha në mbledhjen e dytë të Qeverisë të mbajtur sot. “Do të bëjë kerkesë për seancë të jashtëzakonshme që të ketë të enjten në ora 10:00”, ka thënë shkurtimisht Haradina..

Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të mëngjesit, ka thënë se në Kuvend do të shkojë Marrëveshja së bashku me aneks-marrëveshjen Thaçi-Vujanoviq, dhe me raportin e Shpejtim Bulliqit, mirëpo sipas tij, do të votohet vetëm Marrëveshja, ndërsa pjesët shtesë do të aprovohen.

(Kosova Sot)