Seanca e Demarkacionit, lajm në mediet ndërkombëtare

  • 22 February 2018 - 11:23
Seanca e Demarkacionit, lajm në mediet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme do të vendosë nëse e ratifikon ose jo Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Votimi i Demarkacionit është bërë lajm në mediet ndërkombëtare që kanë shkruar se sot Kuvendi i Kosovës vendos përfundimisht për marrëveshjen me Malin e Zi.

“Fox News” shkruan se “Partitë e opozitës kanë kundërshtuar me vendosmëri marrëveshjen e nënshkruar më 2015, duke thënë se Kosova humb territor. Por Qeveria e mëparshme dhe ekspertët ndërkombëtarë mohojnë se kjo do të ndodhë”.

Më pas përmendet edhe ujdia mes presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi, të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin e marrëveshjes për kufirin.

“Kryeministri Ramush Haradinaj tha të martën se ai kërkoi një sesion parlamentar të enjten për të votuar mbi një version të rishikuar të marrëveshjes pasi presidenti i Malit të Zi ra dakord javën e shkuar se vendi i tij do të jetë i gatshëm të bëjë kompromis”, thuhet mes tjerash në artikull.

“Fox News” kujton se Mali i Zi, i cili tashmë e ka miratuar marrëveshjen, njeh Pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitit 2008 nga Serbia, të cilën Beogradi ende e refuzon.

“Bashkimi Evropian thotë se Kosova duhet të ratifikojë një marrëveshje kufizimi të kufirit me Malin e Zi si një parakusht për qytetarët e Kosovës që lirisht të udhëtojnë brenda zonës së udhëtimit pa viza të njohur si Shengen”, përfundon artikulli.

(Kosova Sot)