Zeqa: Një bandë e re politike

  • 22 February 2018 - 13:54
Zeqa: Një bandë e re politike

"Një parti e re politike me të larguarit nga VVja është një dëm shtesë për qytetarët, pasi edhe kjo parti e re, e financuar nga nëntoka kriminale, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i sundimit të korporatave partiake kriminale. Është pikërisht kështu, për faktin se Kosova nuk ka nevojë për një parti me përbërje ricikluese nga të nënshtruarit politikë ndaj korporatave të inkriminuara", tha Florim Zeqa për "Kosova Sot"

Krijimi i subjektit të ri politik, nga lidhja e Shpend Ahmetit me Devollët, nuk shihet me sy të mirë nga analisti Florim Zeqa."Një parti e re politike me të larguarit nga VV-ja është një dëm shtesë për qytetarët, pasi që edhe kjo parti e re, e financuar nga nëntoka kriminale, do të thotë vazhdim i mossundimit të ligjit dhe vazhdim i sundimit të korporatave partiake kriminale. Është pikërisht kështu, për faktin se Kosova nuk ka nevojë për një parti me përbërje ricikluese nga të nënshtruarit politikë ndaj korporatave të inkriminuara", u shpreh ai.

"Partia e 're', e shumëpërfolur në opinionin publik si gjoja 'Parti Socialdemokrate' nga 'të pakënaqurit' e VV-së, në krye me ata që punuan tanimë dy mandate rresht për interesat e korporatave kriminale në komunën e Prishtinës, gjegjësisht ata që u shëtitën me jahte luksoze në ujërat e detit malazias, përveçse vazhdim i krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë, është kthim prapa në ecjen politike të shtetit të Kosovës!", tha Zeqa për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)